Ky është gjyqtari që do të ndajë drejtësi në derbin FC Ballkani – KF Drenica

13.03.2020

Faza e tretë e kampionatit elitar të Superligës së Kosovës do të fillon këtë fundjavë. Drita – Flamurtari, e Gjilani – Trepça 89, priten të jenë dy nga ndeshjet më interesante të kësaj xhiroje. Po ashtu interesante pritet të jetë edhe ndeshja ndërmjet Ballkanit – Drenicës, ku kjo ndeshje do të zhvillohet të dielën me […]

Ky është gjyqtari që do të ndajë drejtësi në derbin FC Ballkani – KF Drenica Foto: Ilustrim

Faza e tretë e kampionatit elitar të Superligës së Kosovës do të fillon këtë fundjavë.

Drita – Flamurtari, e Gjilani – Trepça 89, priten të jenë dy nga ndeshjet më interesante të kësaj xhiroje.

Po ashtu interesante pritet të jetë edhe ndeshja ndërmjet Ballkanit – Drenicës, ku kjo ndeshje do të zhvillohet të dielën me fillim prej orës 14:00, në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Alban Shala do ta drejtojë derbin ndërmjet Ballkanit dhe Drenicës.

Shala do të ndihmohet nga asistentët Granit Hyseni dhe Gzim Mehmeti, ndërsa Isak Ceroviku do të jetë gjyqtarë i katërt.

Ndërsa vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Mustafa Domi si dhe delegat do të jetë Metë Çeku.

Takimi në Gjilan do të drejtohet nga gjyqtarët: Selim Isufi, Driton Preniqi e Visar Kelemndi.

Kurse, takmi tjetër që zhvillohet pas një dite po në Gjilan, drejtohet nga katërshja: Gramos Shala, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa e Arben Halilaj.

Interesant pritet të jetë edhe ndeshja Prishtina – Ferizaj, që vetëm dy xhiro më parë dhurojë pesë gola në ‘Fadil Vokrri’.

Kjo ndeshje ju besua gjyqtarit, Dardan Çaka me ndihmësit e tij, Kabashi, Abrashi e Mehmeti.

Ndërsa, gjyqtari Genc Nuza, do të jetë në takimin Llapi – Dukagjini, që zhvillohet në ‘Zahir Pajaziti’.

Kujtojmë, gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje zhvillohen pa praninë e shikuesëve, për arsyeje të vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës, pas përhapjesë së koronavirusit.