Gjobiten FC Ballkani dhe KF Llapi për incidentin në Podujevë

  • 23.03.2023
Gjobiten FC Ballkani dhe KF Llapi për incidentin në Podujevë

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë i Federatës së Futbollit të Kosovës i ka marrë vendimet pasi i shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave.

Me këtë rast, theks i veçantë iu kushtua ndeshjet problematike mes Llapit dhe Ballkanit.

Kjo ndeshje, e vlefshme për xhiron e 25-të të Superligës së futbollit u mbyll në mënyrë të turpshme pasi tifozët e dy klubeve patën përplasje mes vete, ndërsa pati të lënduar dhe të arrestuar.


Llapi, si organizator i lojës, për lëshimet që u konstatuan, u gjobit me 1000 euro.

“FC ”Llapi”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas shënimit të golit në min 5 -të, tifozët vendas të FC ”Llapi” hudhin mjete piroteknike në fushën e lojës, ndërkaq pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, derisa lojtarët dhe stafi teknik i FC ”Ballkani” po shkonin në zhveshtore, tifozët e FC ”Llapi” hudhin 5-6 shkrepsa në drejtim të tyre por pa e qëlluar askënd. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Llapi- Ballkani. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 .2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”, shkruan në vendimin e Komisionit Disiplinor.

Kurse, Ballkani do ta paguajë shumë më shtrenjtë pasi tifozët e tij i demoluan karriget e tribunave.

Për këtë arsye, kampioni aktual i Kosovës duhet t’i paguajë krejt dëmet që tifozët i shkaktuan në stadiumin “Zahir Pajaziti” dhe në qytetin e Podujevës.

“FC ”Ballkani”. Pas shënimit të golit në min 54, tifozët mysafirë të FC ”Ballkani” hudhin mjete piroteknike në fushën e lojës, ndërkaq pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e FC”Ballkani” demolojnë dhe dëmtojnë më shumë se 150 ulëse dhe të njejtat i hudhin në drejtim të shikuesëve të FC ”Llapi” dhe jashtë stadiumit në rrugë, me ç`rast lëndohet një zyrtar policor në detyrë (në rroba civile) dhe dëmtohen kombi i VAR-it dhe kombi i transmetuesit të Art motion. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Llapi-Ballkani dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 .2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”, shkruan tutje në vendim.

“II. FC “Ballkani“, për dëmet e shkaktuara nga ana e tifozërisë “Xhebrailat“ (demolimi 150 ulëse si dhe kombi i VAR-it dhe kombi ART Motion). Në ndeshjen kampionale Llapi-Ballkani zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë dt. 12.03.2023 (sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes si dhe xhirimeve televizive). Bazuar në nenin 53 komisioni njerr këtë VENDIM. – Pagesa e dëmit të shktatuar në lartësi të shumës të përcaktuar nga organi kompetent të prezentuara nga FC “Llapi” (shuma e paraparë e pagesës e shënuar në fatura së bashku me vendim i dërgohet e FC “ Ballkani”. Afati i pagesës në bazë të dispozitave dhe akteve normative të FFK-së, Rregullorja disiplinore”./GazetaExpress/

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë