Futbollisti i FC Ballkanit ftohet nga Kombëtarja e Kosovës U19

23.03.2022

Kombëtarja e Kosovës U19 në fund të këtij muaji do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren e Shqipërisë U19. FC Ballkani përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se për këto ndeshje miqësore është ftuar edhe lojtari i tyre, Arlind Maloku. Ballkani i ka uruar suksese Malokut në këto dy ndeshje miqësore me Kombëtaren […]

Futbollisti i FC Ballkanit ftohet nga Kombëtarja e Kosovës U19

Kombëtarja e Kosovës U19 në fund të këtij muaji do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren e Shqipërisë U19.

FC Ballkani përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se për këto ndeshje miqësore është ftuar edhe lojtari i tyre, Arlind Maloku.

Ballkani i ka uruar suksese Malokut në këto dy ndeshje miqësore me Kombëtaren e Shqipërisë.

LEXO EDHE:  FC Ballkani reagon për vdekjen e futbollistit Erjon Morina

Ndryshe, ndeshja e parë miqësore do të luhet më 26 mars, në orën 15:00, derisa përballja e dytë e Dardanëve të rinj me Kuqezinjtë do të zhvillohet më 28 mars, në orën 10:00.

Të dy këto takime do të luhen në stadiumin “Egnatia Arena”, në Rrogozhinë.

Etiketat