Bizneset Vende Pune Ofertat

Fundjava sjell javën e 11-të në Superligën e futbollit

Fundjava sjell javën e 11-të në Superligën e futbollit

27.10.2023 Sport

Dy ndeshje të shtunën e tri të tjera të dielën janë në program në kuadër të xhiros së 11-të të Superligës në futboll.

Ndeshja më interesante do të jetë mes Prishtinës e Gjilanit. Kryeqytetasit në këtë përballje hyjnë me trajner të ri, pas largimit të Debatik Currit.

Kryeqytetasit kërkojnë fitore në këtë ballafaqim, pasi nuk dinë për të tash e shtatë javë, derisa të kuqtë nga Gjilani kërkojnë fitoren e dytë radhazi.

Takimi i parë i luajtur mes tyre kishte përfunduar pa gola. Sa i përket tabelës, Prishtina ka 13 pikë, dy më shumë se Gjilani.

Të shtunën, Fushë Kosova e pret Malishevën, që paraqitet me trajner të ri.

Në pesë sfidat e fundit, malishevasit kanë katër humbje, aq sa ka edhe Fushë Kosova.

Në tabelë, Malisheva qëndron e pesta, derisa mbyllet nga Fushë Kosova.

Malisheva e kishte deklasuar kundërshtarin në takimin e parë, 6:1.

Dy skuadrat e para të tabelës, Ballkani e Drita priten të kenë përballje të lehta këtë javë, të paktën në letër.

Suharekasit luajnë të dielën në udhëtim te Feronikeli 74, duke e kërkuar fitoren e tetë kampionale, karshi dy barazimeve.

E në krahun tjetër, Nikli do të mundohet të shkaktojë befasi e të marrë rezultat pozitiv.

Tabelës pra i prin Ballkani me 23 pikë, kurse Feronikeli është i teti me 11 pikë.

Përballja e parë i kishte takuar therandasve bindshëm 2:0.

Përcjellësi më i afërt i Ballkanit, Drita këtë javë luan në shtëpi ndaj Lirisë, për t’i hakmarrë për atë barazim pa gola në sfidën e parë.

Të kaltrit nga Gjilani janë të dytit në tabelë me dy pikë më pak se ekipi i parë.

Interesante e të dy ekipeve është se Drita ka pesë fitore radhazi, derisa Liria pesë humbje radhazi. Prizrenasit në tabelë janë të parafundit.

Sfida e fundit luhet në Klinë, mes Dukagjinit e Llapit. Të besuarit e Tahir Batatinës do kërkojnë fitoren e dytë ndaj atyre të Armend Dallkut, në një terren tejet të vështirë.

Sa i përket klasifikimit, llapjanët gjenden të tretit më 19 pikë, plot shtatë më shumë se klinasit të gjashtit.

New Born Agency

Fluturime direkte nga Ljublana në Prishtinë dhe anasjelltas!
UEFA sqarohet për vendimin që Ballkani të luajë jashtë Kosovës

UEFA sqarohet për vendimin që Ballkani të luajë jashtë Kosovës

Ndeshjen e radhës në Ligën e Konferencës Ballkani do ta zhvillojë në stadiumin “Air Albania”.

Kampioni i Kosovës ndeshjen ndaj Viktoria Plzenit detyrohet ta luajë jashtë Kosovës, pasi më as stadiumi “Fadil Vokrri” nuk po i plotëson kushtet e nevojshme për lojë, shkruan Gazeta Express.

UEFA ka njoftuar zyrtarisht për vendimin e ndryshimit të vendit për këtë ndeshje.

“Për shkak të kushteve të përkeqësuara të fushës pas ndeshjeve të fundit, ndeshja e ardhshme e fazës së grupeve të UEFA Ligës së Konferencës ndërmjet Ballkanit dhe FC Viktoria Plzeň është zhvendosur nga Stadiumi Fadil Vokrri në Prishtinë, Kosovë, në stadiumin Air Albania në Tiranë, Shqipëri. Ndeshja mbetet e planifikuar për të enjten, 30 nëntor, në orën 18:45 CET”, thuhet në njoftim.

Ballkani nuk gabon, fiton me lehtësi në udhëtim te Malisheva

Ballkani nuk gabon, fiton me lehtësi në udhëtim te Malisheva

Ballkani ka fituar me rezultat 2-0 në udhëtim te Malisheva në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Albi Mall Superligën e Kosoëvs.

Ekipi i Ilir Dajës ka vazhduar serinë e fitoreve duke marrë edhe të pestën radhazi pas triumfit në stadiumin Liman Gegaj.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të mysafirëve, të cilët përveç rasteve të shumta arritën të shënojnë edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 30-të me anë të Nazmi Gripshit për 0-1, ndërsa Albin Berisha shënoi në minutën e 45-të për 2-0.

Në pjesën e dytë, përsëri mysafirët ishin skuadër më e mirë, me më shumë raste për gol, por pa arritur t’i tundin rrjetat.

Në fakt, Ballkani shënoi në minutën e 89-të me anë të Bleart Tolaj, por goli u anulua për pozitë jashtë loje dhe në fund ndeshja u mbyll me fitoren 2-0.

Pas kësaj fitore, therandasit e shohin veten në pozitën e parë me 35 pikë apo 10 më shumë se Drita e dyta, ndërsa Malisheva renditet e katërta me 20 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Ballkani e pret Fushë Kosovën, ndërsa Malisheva udhëton te Llapi. 

Superliga vazhdon sot me tri ndeshje interesante

Superliga vazhdon sot me tri ndeshje interesante

Superliga e Kosovës vazhdon sot me tri ndeshjet e radhës në kuadër të javës së 14-të.

Drita, që ka regjistruar një barazim e dy humbje në tri ndeshjet e fundit të luajtuara, do të presë Fushë Kosovën, që nuk ka humbje në tri ndeshjet e fundit, duke regjistruar dy barazime e një fitore.

Gjilanasit janë të dytit në tabelë me 22 pikë, shtatë më pak se lideri, Ballkani, që ka një ndeshje më pak.

Fushë Kosova është e parafundit me 10 pikë.

Ndeshja tjetër do të zhvillohet në “Zahir Pajaziti”, me Llapin që e pret Feronikelin ’74.

Edhe skuadra nga Podujeva, që pretendon titullin e kampionit, nuk po kalon formë të mirë pasi nuk di për fitore në katër ndeshjet e fundit, duke regjistruar një humbje e pastaj tri barazime rresht.

Fitore në katër xhirot e fundit nuk ka regjistruar as skuadra nga Drenasi, që ka dy barazime e dy humbje.

Llapi është i treti në tabelë me 22 pikë, kurse Feronikeli ’74 i teti me 12 sosh.
Përballja e tretë për ditën e sotme do të luhet në stadiumin “Përparim Thaçi”, mes Lirisë e Prishtinës.

Prizrenasit, që së fundmi shkarkuan  trajnerin dhe ende janë në kërkim të të riut, kanë vetëm një fitore këtë edicion. Më pas kanë një seri të nëntë ndeshjeve pa fitore, me bilanc prej tri barazimeve dhe gjashtë humbjeve.

Në anën tjetër, prishtinasit udhëtojnë drejt Prizrenit pas dy ndeshjeve rresht pa fitore; një humbjeje dhe një barazimi.

Liria është e fundit në tabelë me vetëm tetë pikë, kurse Prishtina ka grumbulluar 15 pikë dhe renditet e pesta.

Të tri ndeshjet do të zhvillohen nga ora 13:00.

Sigurimi Internacional Sigurime Brigada 123,
Kosovë
ISEFERI SH.P.K. Prodhim Zona Industriale-Shirokë, 23000 Suharekë,
Kosovë
Nails by Teuta Tjera Rr. Brigada 123, Sheshi, Suharekë,
Kosovë
FURRA PIZZERIA KOSOVARJA2 Gastronomi Rr.Xhavit Syla Suharek,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende30 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë