Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Jordanisë – Gliha pa ndonjë befasi të theksuar
Për Kosovën kjo është ndeshje e parë pas shkarkimit të trajnerit Bernard Challandes. Kombëtaren e Kosovës do ta udhëheqë Primoz Gliha në takimin kundër Jordanisë, e cila zhvillohet sot në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kosova dhe Jordania, kombëtarja e 90-të në renditjen e FIFA-s, nuk janë takuar asnjëherë më parë deri […]
Për Kosovën kjo është ndeshje e parë pas shkarkimit të trajnerit Bernard Challandes.
Kombëtaren e Kosovës do ta udhëheqë Primoz Gliha në takimin kundër Jordanisë, e cila zhvillohet sot në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kosova dhe Jordania, kombëtarja e 90-të në renditjen e FIFA-s, nuk janë takuar asnjëherë më parë deri tani.
Federata e Futbollit e Kosovës e emëroi sllovenin Gliha në krye të Kombëtares përkohësisht, edhe pse asnjëherë nuk njoftoi zyrtarisht për këtë, pasi e shkarkoi Challandesin pas humbjes kundër Gjeorgjisë në tetor.
Gliha nuk pritet që të bëjë ndryshime të mëdha në formacionin e Kosovës për këtë ndeshje.
Telegrafi mëson se trajneri slloven do të vazhdojë zhvillimin e lojës me formacionin 4-2-3-1, ashtu sikurse luante Challandes.
Formacioni i mundshëm i Kosovës:
Muric; Vojvoda, Rrahmani, Fazliji, Aliti; Loshaj, Halimi; Zhegrova, Berisha, Rashica; Muriqi.