Flet njeriu i momentit në Superligë, Krasniqi i FC Ballkanit thotë se ky është vetëm fillimi i shkëlqimit të tij

22.09.2021

Krasniqi gjatë viteve të fundit në elitën e futbollit kosovar është llogaritur si njëri prej talentëve më të mëdhenjë, e sidomos në këtë edicion, ku është kthyer si lider në klubin suharekas, Ballkani. Deri tani në edicionin e ri të Superligës së Kosovës janë zhvilluar pesë xhiro, ku në pesë ndeshjet e para sulmuesi anësor […]

Flet njeriu i momentit në Superligë, Krasniqi i FC Ballkanit thotë se ky është vetëm fillimi i shkëlqimit të tij Foto: Ilustrim

Krasniqi gjatë viteve të fundit në elitën e futbollit kosovar është llogaritur si njëri prej talentëve më të mëdhenjë, e sidomos në këtë edicion, ku është kthyer si lider në klubin suharekas, Ballkani.

Deri tani në edicionin e ri të Superligës së Kosovës janë zhvilluar pesë xhiro, ku në pesë ndeshjet e para sulmuesi anësor ka arritur të shënojë pesë gola, vetëm në ndeshjen e fundit ndaj KF Llapit ku Ballkani fitoi me rezultat 2-0, Krasniqi arriti të shënojë dy herë.

Në renditjen tableare në elitën e futbollit kosovar, FC Ballkani vazhdon të jetë lider me 11 pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe vendi i dytë Drita e Gjilanit.

Sulmuesi anësor i klubit suharekas në një intervistë për Telegrafin ka theksuar se fillimisht nuk e ka pritur këtë shpërthim.

Ai tha se punën që e kanë bërë në fazën përgatitore, e ka pritur që do të ketë paraqitje të shkëlqyer në këtë edicion.

Po ashtu, Krasniqi ka deklaruar se nga skuadrat që këtë vit janë ngjitur në Superligë të Kosovës është befasuar këndshëm dhe se ka renditur edhe kundërshtarët për titull.

Ai ka shtuar se për trofe do të luftojnë me Dritën, Prishtinën dhe Gjilanin.

“Ekipet qe janë futur në Superligë me kanë befasuar për të mirë, sepse po tregojnë ndeshje shumë të mira”.

“Sa i përket titullit mendoj që të gjitha ekipet janë shumë të mira, por do të thosha që për trofe do të luftojmë me Dritën, Prishtinën dhe Gjilanin”, deklaroi Krasniqi për Telegrafin.

Duke marrë parasysh paraqitjen e shkëlqyer të Krasniqit, sulmuesi anësor i Ballkanit aktualisht vazhdon të jetë në krye të listës së realizatorëve të golave, ku edhe ka thënë se beson që gola nuk do të ndalen.

“Nuk i kam vëmë vetës ndonjë qëllim se sa gola do të shënojë këtë vit. Do të mundohem që çdo ndeshje të paraqitem sa më mirë. Besoj që edhe golat nuk do të mungojnë”, nënvizoi ai.

Gjatë kësaj fundjave do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së gjashtë, ku Ballkani zhvillon ndeshjen e radhës ndaj Malishevës, skuadër kjo që këtë vit është ngjitur në Superligë dhe se këtë edicion e ka filluar mirë si debutues, dhe se Ermal Krasniqi e sheh si të vështirë këtë përballje.

Krasniqi ka theksuar se na pret ndeshje e vështirë në Malishevë sepse sipas tij kundërshtarët kanë lojtarë shumë të mirë në skuadër dhe se këtë po e tregon edhe ndeshjet që i kanë zhvilluar.