Flet Emërllahu: E kisha vështirë t’i thoja jo Shqipërisë por e zgjodha Kosovën

10.09.2022

Paraqitjet e Kampionit të Kosovës, FC Ballkani në arenën evropiane i kanë ra në sy edhe përzedhësit, Alan Giresse. Ai ka ftuar në kombëtare dyshen Lumbardh Dellova dhe Lindon Emerllahu. Mesfushori fantastik i FC Ballkani, Emerllahu, i cili po shkëlqen me fanellën e portokalltë, ishte nën presion të madh edhe jashtë fushës. 19 vjeçarit nga […]

Flet Emërllahu: E kisha vështirë t’i thoja jo Shqipërisë por e zgjodha Kosovën Foto: Ilustrim

Paraqitjet e Kampionit të Kosovës, FC Ballkani në arenën evropiane i kanë ra në sy edhe përzedhësit, Alan Giresse. Ai ka ftuar në kombëtare dyshen Lumbardh Dellova dhe Lindon Emerllahu.

Mesfushori fantastik i FC Ballkani, Emerllahu, i cili po shkëlqen me fanellën e portokalltë, ishte nën presion të madh edhe jashtë fushës.

19 vjeçarit nga Mushtishti i Suharekës pas mbizotërimit të mesfushës si në futbollin kosovar po ashtu edhe atë evropian, i arritën ftesat për dy kombëtare të ndryshme.

Shqipëria dhe Kosova ia kishin mësyer Lindonit, i cili pritet të këtë karrierë të ndritshme.

“Po e kisha shumë të vështirë, por zemra ma tha të vendosi për Kosovën. Nuk ishte e lehtë t’i thoja jo Shqipërisë pasi jemi rritur duke e përkrahur kombëtaren kuqezi”, tha ekskluzivisht për Albanian News, Emerllahu.

Gjashtëshja e Ballkanit, më pas shtoi se më shumë dëshiron të flas në fushë. “Ia lëmë kohës edhe fjalët, së pari dua ta aryetoi ftesën nga Kombëtarja e Kosovës. Shpresoi ta jap më të mirën sa herë që do të më jepet mundësia”, përfundoi futbollisti më i ri i Ballkanit evropian.

Emerllahu është produkt i shkollës së futbollit të FC Ballkani. Ai u thirr në skuadrën e parë edhe më parë, derisa shpërtheu nën urdhërat e trajnerit, Ilir Daja. Madje përformanca e tij “hodhi” jashtë përbērjes së parë mesfushorin Kushtrim Gashi, i cili pasi kuptoi realitetin kaloi te skuadra e Prishtinës.