Fitoren ndaj Ballkanit Lushtaku e quan si më të rëndësishmen e këtij sezoni

15.05.2022

Pas ndeshjes, trajneri i skuadrës nga Skenderaj, Tahir Lushtaku ka thënë se ky triumf i tyre ishte më i rëndësishmi i këtij edicioni. “Kishim përballë skuadrën më të mirë të këtij edicioni. Në pjesën e parë kemi luajtur ndeshje më të kujdesshme”, ka thënë ai pas ndeshjes për Art Sport. “Kemi pasur vështirësi në pjesën […]

Fitoren ndaj Ballkanit Lushtaku e quan si më të rëndësishmen e këtij sezoni

Pas ndeshjes, trajneri i skuadrës nga Skenderaj, Tahir Lushtaku ka thënë se ky triumf i tyre ishte më i rëndësishmi i këtij edicioni.

“Kishim përballë skuadrën më të mirë të këtij edicioni. Në pjesën e parë kemi luajtur ndeshje më të kujdesshme”, ka thënë ai pas ndeshjes për Art Sport.

“Kemi pasur vështirësi në pjesën e parë pasi nuk arritëm t’i shfrytëzonim kundërzbritjet. Në pjesën e dytë nuk kishim çfarë të humbim, pasi këta 45 minuta do të vendosnin për fatin tonë në Superligë”.

LEXO EDHE:  Paralajmëron presidenti i Ballkanit : Epoka e jonë sapo ka filluar!

“Ishim më kërkues dhe arritëm t’i shfrytëzojmë rastet për të shënuar. Besoj që edhe djemtë e kanë kuptuar që duhet të sakrifikohemi dhe të angazhohemi për të arritur objektivin për të marrë fitoren më të vështirë”, ka shtuar Lushtaku.

Pas javës së 35-të, Ballkani tashmë i konfirmuar kampion ka 73 pikë, ndërsa Drenica që gjendet në vendin e tetë ka grumbulluar 47 sosh.

Etiketat