Fillon shitja e biletave për ndeshjen Ballkani – Klaksvik, këto janë çmimet

01.08.2022

Ky takim i Ballkani ndaj Klaksvik do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim prej orës 20:00. Ndërkaq, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Ballkani ka njoftuar se tashmë ka filluar shitje e biletave për këtë ndeshje. Nga klubi suharekas, biletat janë duke u shitur fizikisht, te sheshi i qytetit në […]

Fillon shitja e biletave për ndeshjen Ballkani – Klaksvik, këto janë çmimet Foto: Ilustrim

Ky takim i Ballkani ndaj Klaksvik do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim prej orës 20:00.

Ndërkaq, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Ballkani ka njoftuar se tashmë ka filluar shitje e biletave për këtë ndeshje.

Nga klubi suharekas, biletat janë duke u shitur fizikisht, te sheshi i qytetit në Suharekë dhe tek fan shopi i klubit i cili gjendet tek stadiumi i qytetit në Suharekë.

Çmimi i biletave është për VIP – 10 Euro; Perëndim – 5 Euro dhe Lindje – 3 Euro.

Biletat do të jenë në shitje nga ora 12:00 deri në ora 21:00.

“Nuk keni arsye për të munguar, pajisuni me biletë e shihemi në stadium”, ka shkruar klubi i Ballkanit.