FIFA publikon renditjen për vitin 2023, kjo është pozita e Dardanëve

21.12.2023

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, të enjtën ka publikuar renditjen përfundimtare të vitit 2023 për Kombëtare. Pozita e Kombëtares së Kosovës dhe Shqipërisë nuk ndryshuar nga ranglista e muajit të kaluar. Kosova ndodhet në vendin e 101-të me 1202.77 pikë, njëjtë si në muajin e kaluar, përpara Indisë dhe prapa Kazakistanit. Ndërkaq, Kombëtarja […]

FIFA publikon renditjen për vitin 2023, kjo është pozita e Dardanëve Foto: Ilustrim

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, të enjtën ka publikuar renditjen përfundimtare të vitit 2023 për Kombëtare.

Pozita e Kombëtares së Kosovës dhe Shqipërisë nuk ndryshuar nga ranglista e muajit të kaluar.

Kosova ndodhet në vendin e 101-të me 1202.77 pikë, njëjtë si në muajin e kaluar, përpara Indisë dhe prapa Kazakistanit.

Ndërkaq, Kombëtarja e Shqipërisë, ndodhen në vendin e 62-të me 1382.69 pikë.

Renditjes i prin kampionia aktuale e botës, Argjentina, e ndjekur nga Franca e Anglia.

Kujtojmë se Kombëtaret nuk do të kenë ndeshje deri në muajin mars.