FIFA mbështetë UEFA-n, dënon krijimin e Superligës së Evropës

20.04.2021

Krijimi i Superligës së Evropës është bërë temë në botën e futbollit, ku 12 ekipe të mëdha të ligave si: Premier Liga, Serie A e La Liga po kundërshtohen për themelimin e një lige të tillë. Kundër themelimit të Superligës së Evropës është shprehur edhe shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA. Po ashtu edhe […]

Krijimi i Superligës së Evropës është bërë temë në botën e futbollit, ku 12 ekipe të mëdha të ligave si: Premier Liga, Serie A e La Liga po kundërshtohen për themelimin e një lige të tillë.

Kundër themelimit të Superligës së Evropës është shprehur edhe shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA.

Po ashtu edhe FIFA ka mbështetur UEFA-n, duke thënë se kjo cilësohet si kampionat privat dhe një ndërprerje me institucionet aktuale.

“Në FIFA, ne kundërshtojmë me forcë krijimin e Superligës. Kjo cilësohet si kampionat privat dhe një ndërprerje me institucionet aktuale. Nuk ka dyshim për mosmiratimin e FIFA-s. Kemi mbështetje të plotë për UEFA-n”, ka thënë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Ndryshe 12 klubet që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë ligë janë: Chelsea, Manchester City, Manchester United, Liverpool, Arsenal, Tottenham, Real Madrid, Barcelona, Ateltico Madrid, Inter, Juventus dhe AC Milan.