FFK e përjashton portierin Aro Muric nga kombëtarja

FFK ka njoftuar se portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric është përjashtuar nga kampi i ekipit kombëtar.
Lajmin e ka konfirmuar FFK-ja në sajtin e saj zyrtar.
“Me vendim të Federatës së Futbollit të Kosovës, futbollisti Arijanet Muric largohet nga kampi i ekipit kombëtar për arsye disiplinore” – thuhej në njoftim.
Kujtojmë që të dielën, Kosova luan ndeshjen ndaj Suedisë – e vlefshme për parakualifikimet për Kupën e Botës ‘Katari 2022’.