Fetahaj: Drita rivali më i madh i FC Ballkanit për titull

28.03.2020

Futbolli kosovar tashmë e 14 ditë është pezulluar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, si shkak i koronavirusit. Pezullimi i kampionatit për mesfushorin ofanziv të Ballkanit, Liridon Fetahaj pritet të jetë paksa problematik. “Kjo pauzë natyrisht që do të ndikon negativisht te secili lojtar por edhe ekip, por jemi duke punuar me plan programe që […]

Fetahaj: Drita rivali më i madh i FC Ballkanit për titull Foto: Liridon Fetahaj

Futbolli kosovar tashmë e 14 ditë është pezulluar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, si shkak i koronavirusit.

Pezullimi i kampionatit për mesfushorin ofanziv të Ballkanit, Liridon Fetahaj pritet të jetë paksa problematik.

“Kjo pauzë natyrisht që do të ndikon negativisht te secili lojtar por edhe ekip, por jemi duke punuar me plan programe që kemi, dhe shpresojmë të kalojmë sa më parë këtë situatë”, tha Fetahaj për Gazeta Olle.

E pas rikthimit të Superligës së Kosovës, ndeshjet priten të jenë të vazhdushme, madje priten të zhvillohen në afat mjaft të shkurta kohore, brenda pak ditës për xhiro.

“Mund të ketë lëndime të shpeshta, pasi përgatitjet nuk janë të nivelit të duhur. Gjithsesi ne kemi skuadër tëmadhe me lojtarë kualitativ dhe besojë që mund të kalojmë këto ndeshje”, tha tutje Fetahaj.

Kurse, mesfushori nga Prizreni, në luftë për titull këtë edicion, sheh skuadrën e Dritës si rivalin më të fortë.

“Personalisht mendoj që Drita është pak më lartë se Prishtina e Gjilani, gjithsesi kam shumë respekt për gjitha pasi janë ekipe mjaft cilësore”, përfundoj Fetahaj.

28 vjeçari, po luan edicionin e parë te Ballkani, pas transferimit nga Prishtina në verën e kaluar.

Ai më parë ka luajtur edhe te Liria e Prizrenit, ku ishte dhe kapiten i ekipit.