Fenerbahçe shpallet kampion i Euroleague në basketboll, mposht Monacon në finale

25.05.2025

Skuadra turke Fenerbahçe ka arritur të kurorëzohet kampione e Euroleagues në basketboll për sezonin 2024/2025, pasi triumfoi në finalen e madhe ndaj Monacos me një paraqitje të shkëlqyer dhe të kontrolluar nga fillimi në fund.

Fenerbahçe shpallet kampion i Euroleague në basketboll, mposht Monacon në finale Foto: Ilustrim

Në qendër të kësaj fitoreje ishte basketbollisti serb Marko Guduriç, i cili shkëlqeu në parket me 19 pikë, duke qenë lojtari më i dalluar i sfidës për Fenerbahçen. Në anën tjetër, për Monacon më i miri ishte Alpha Diallo, që gjithashtu realizoi 19 pikë, por përpjekjet e tij nuk mjaftuan për të ndalur ekipin nga Stambolli.

Një meritë të veçantë në këtë sukses ka padyshim edhe trajneri lituanez Śarūnas Jasikevičius, i cili ka udhëhequr ekipin me maturi, disiplinë dhe vizion të qartë gjatë gjithë sezonit. Nën drejtimin e tij, Fenerbahçe tregoi një nivel të lartë loje kolektive dhe përkushtim, duke dominuar në momente vendimtare të sezonit.

Ky është një rikthim madhështor për Fenerbahçen në majën e basketbollit evropian, ndërsa në sezonin e kaluar titulli i përkiste Panathinaikosit të Greqisë, që udhëhiqej nga trajneri i mirënjohur Ergin Ataman.

Fitorja ndaj Monacos jo vetëm që i jep lavdi dhe trofe klubit turk, por vendos edhe një tjetër gur themeli në historinë moderne të basketbollit europian, ku trajnerë të klasit botëror dhe yje të parketit po japin spektakël sezon pas sezoni.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More