FC Drita shpallet kampion i Kosovës për sezonin 2024/25!
FC Drita është zyrtarisht kampioni i Kosovës për edicionin 2024/25!
Skuadra nga Gjilani arriti të sigurojë titullin e shumëpritur sot, duke mposhtur në shtëpi rivalin e tyre, KF Llapin, me rezultatin minimal 1-0. Kjo fitore e madhe i vulosi suksesin e Dritës, duke u shpallur kampion katër javë para përfundimit të sezonit.
Ndeshja e sotme në Gjilan ishte e ngjeshur dhe me rivalitet të lartë, por në fund ishte Drita ajo që triumfoi, duke shpërthyer në festë me tifozët e shumtë të pranishëm në stadium. Ky titull është i katërti në historinë e klubit gjilanas, duke u renditur si skuadra e dytë me më së shumti tituj të Superligës së Kosovës të fituara.
Titujt e Superligës së fituar nga FC Drita:
- 🏆 2024/25
- 🏆 2019/20
- 🏆 2017/18
- 🏆 2002/03
Ky sukses i jashtëzakonshëm është kulmi i një sezoni të dominuar nga Drita, e cila me lojë të bukur, disiplinë taktike dhe një frymë të fortë ekipore, arriti të sigurojë titullin kampion me kohë.