FC Ballkani zhvillon miqësoren e tretë në Turqi, sot përballet me ekipin ukrainas FK Oleksandriya
- 24.01.2023

FC Ballkani sot gjatë ditës së mërkurë do të zhvilloj ndeshje me një ekip nga Ukraina.
FC Ballkani sot do të zhvillon ndeshjen e tretë miqësore në tokën turke ndaj FK Oleksandriya ku do të provojë forcën e tij.
Ndeshja do të zhvillohet në orën 15:00 në Turqi, raporton SuharekaOnline.

Rikujtojmë se FC Ballkani dy miqësoret e para ndaj ekipeve turke i ka fituar me rezultat 1:0.
Poashtu, ekipi suharekas në Turqi ditë më parë është përballur edhe me KF Llapin ku ka fituar Superkupën e Kosovës, ishte Lumbardh Dellova ai i cili me golin e tij rrëzoi nga froni ekipin kundërshtar.