FC Ballkani zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes me KF Drenicën

04.03.2021

Edhe në këtë fundjavë zhvillohet xhiro e 23-të në Superligën e Kosovës në futboll. Nesër në kuadër të javës së 23-të zhvillohet ndeshja FC Ballkani – KF Drenica në stadiumin e qytetit në Suharekë me fillim prej orës 13:00. Kjo ndeshje ishte paraparë të zhvillohet të dielën më 7 mars, mirëpo KF Drenica ka bërë […]

FC Ballkani zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes me KF Drenicën Foto: Ilustrim

Edhe në këtë fundjavë zhvillohet xhiro e 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Nesër në kuadër të javës së 23-të zhvillohet ndeshja FC Ballkani – KF Drenica në stadiumin e qytetit në Suharekë me fillim prej orës 13:00.

Kjo ndeshje ishte paraparë të zhvillohet të dielën më 7 mars, mirëpo KF Drenica ka bërë kërkesë që të ndryshojë termini i kësaj ndeshje për shkak të manifestimeve të Epopesë së UÇK-së, andaj Komisioni i Garave me pëlqim edhe nga klubi nikoqir, Ballkani, e ka miratuar kërkesën e klubit nga Skenderaj

Për këtë përballje, sot suharekasit në drejtim të Bledi Shkëmbit kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore, ku lojtarët shihen të gatshëm për luajtur në këtë ndeshje.