FC Ballkani zhvillon sot miqësoren e tretë në Turqi

27.01.2022

FC Ballkani gjatë javës që lamë pas përveç stërvitjeve, ka zhvilluar edhe ndeshjen miqësore të dytë me radhë ndaj FK Arda, ku ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë, 0-0. Ndërsa, gjatë ditës së sotme klubi i udhëhequr nga trajneri Ilir Daja do të zhvillojë miqësoren e tretë në Turqi. FC Ballkani sot do të […]

FC Ballkani zhvillon sot miqësoren e tretë në Turqi Foto: Ilustrim

FC Ballkani gjatë javës që lamë pas përveç stërvitjeve, ka zhvilluar edhe ndeshjen miqësore të dytë me radhë ndaj FK Arda, ku ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë, 0-0.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme klubi i udhëhequr nga trajneri Ilir Daja do të zhvillojë miqësoren e tretë në Turqi.

FC Ballkani sot do të përballet me FC Oleksandriya, kjo gjatë fazës përgatitore në Turqi.

Me kohën e Kosovës ndeshja zhvillohet në ora 13:00, ndërsa me kohë të Turqisë në ora 15:00.

Formacioni zyrtar i FC Ballkanit:

FC Ballkani: Stivi Frashëri, Armend Thaqi, Rustem Hoxha, Lumbardh Dellova, Astrit Thaqi, Kushtrim Gashi, Edvin Kuc, Meriton Korenica, Dilivio Hoffman, Nazmi Gripshi, Ermal Krasniqi.

Trajner: Ilir Daja.