FC Ballkani zhvillon sot miqësoren e dytë në Turqi
- 24.01.2022
- 0 komente
Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani gjatë javës së kaluar ka “ateruar” në Antalia të Turqisë për fazën përgatitore për edicionin e Superligës së Kosovës të stinorit pranveror.

FC Ballkani gjatë javës që lamë pas përveç stërvitjeve, ka zhvilluar edhe një ndeshje miqësore ndaj FC Nyiregyhaza, ku suharekasit kanë arritur ta mposhtin me rezultat të thellë 6-1.
Golat për klubin suharekas i shënuan Baftiu, Korenica, dy gola i shënoi Rrahmani, një Berisha dhe një Bytyqi.
Ndërsa, gjatë ditës së sotme klubi i udhëhequr nga trajneri Ilir Daja do të zhvillojë miqësoren e dytë në Turqi.
FC Ballkani sot do të përballet me FK Arda, kjo gjatë fazës përgatitore në Turqi.
Me kohën e Kosovës ndeshja zhvillohet në ora 14:00, ndërsa me kohë të Turqisë në ora 16:00.
KOMENTE0
Leave a Reply