FC Ballkani vazhdon përgatitjet në Kayseri, i bashkohet edhe mbrojtësi Hoxha

30.07.2021

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani është duke vazhduar përgatitjet për edicionin e ri. Klubi suharekas në drejtim të trajnerit Bekim Isufi është duke i vijuar përgatitjet në Kayseri, aty ku po zhvillon nga dy seanca stërvitore në ditë. Paraditen e sotme, ekipi ka kryer një seancë në aspektin taktik, por është planifikuar edhe një tjetër […]

FC Ballkani vazhdon përgatitjet në Kayseri, i bashkohet edhe mbrojtësi Hoxha Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani është duke vazhduar përgatitjet për edicionin e ri.

Klubi suharekas në drejtim të trajnerit Bekim Isufi është duke i vijuar përgatitjet në Kayseri, aty ku po zhvillon nga dy seanca stërvitore në ditë.

Paraditen e sotme, ekipi ka kryer një seancë në aspektin taktik, por është planifikuar edhe një tjetër pasdite.

Stafi teknik po i jep ngarkesë maksimale futbollistëve teksa po planifikohet edhe miqësorja e dytë në tokën turke.

Me ekipin është bashkuar edhe mbrojtësi Rustem Hoxha, i cili firmosi ditën e djeshme kontratën me klubin e Ballkanit.

Sipas njoftimit të klubit suharekas gjendja e futbollistëve është shumë e mirë dhe kushtet optimale për fazën përgatitore.

VIDEO KËTU!