FC Ballkani uron Trepçën ’89 dhe Ferizajn për rikthimin në Superligën e Kosovës

29.04.2022

Ferizajasit qëndruan vetëm një edicion në Ligën e Parë, për ta mbyllur sezonin në vendin e parë te Grupit B. Ndërkaq, skuadra nga MItrovica, Trepça’89 e ka siguruar rikthimin në Supërligë pas fitorës 2-0 ndaj rivalit lokal Trepçës, për ta krijuar distancë prej 10 pikëve larg vendit të dytë. Njëkohësisht me këtë fitore skuadra që […]

FC Ballkani uron Trepçën ’89 dhe Ferizajn për rikthimin në Superligën e Kosovës

Ferizajasit qëndruan vetëm një edicion në Ligën e Parë, për ta mbyllur sezonin në vendin e parë te Grupit B.

Ndërkaq, skuadra nga MItrovica, Trepça’89 e ka siguruar rikthimin në Supërligë pas fitorës 2-0 ndaj rivalit lokal Trepçës, për ta krijuar distancë prej 10 pikëve larg vendit të dytë.

Njëkohësisht me këtë fitore skuadra që udhehiqet nga Shpëtim Idrizi, e ka siguruar edhe titullin kampion të kësaj lige. “Xehtarët” rikthehen në elitën tonë të futbollit vetëm një stinor pas rënies. Teksa ne vitin 2017 u shpallën edhe kampion i Kosovës.

Klubi i Superligës, FC Ballkani ka uruar FC Ferizajn dhe KF Trepça ’89 për rikthimin në Superligë.

Skuadra suharekase i ka uruar suksese të mëtutjeshme në Superligë të dy ekipeve.

Postimi i plotë i FC Ballkanit:

Telegram urimi për KF Trepça ’89 dhe FC Ferizajin për rikthimin në Superligë.

Urime kryesisë së dy klubeve, shtabit teknik, futbollistëve dhe tifozëve për rikthimin në Superligë për edicionin 2022/23.

Suksese të mëtutjeshme në Superligë!

Etiketat

Ofertat e fundit