FC Ballkani triumfon ndaj skuadrës së njohur sllovake Ruzomberok

29.01.2022

FC Ballkani nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja sot ka zhvilluar miqësore ndaj klubi sllovak, MFK Ruzomberok. Suharekasit në këtë sfidë miqësore kanë arritur të fitojnë me rezultat 2-1. Sllovakët ishin ata të parë që kaluan në epërsi, me golin e shënuar nga Kochan nga penalltia në minutën e 20-të. Ndërkaq, pas kësaj suharekasit ishin […]

FC Ballkani triumfon ndaj skuadrës së njohur sllovake Ruzomberok Foto: Ilustrim

FC Ballkani nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja sot ka zhvilluar miqësore ndaj klubi sllovak, MFK Ruzomberok.

Suharekasit në këtë sfidë miqësore kanë arritur të fitojnë me rezultat 2-1.

Sllovakët ishin ata të parë që kaluan në epërsi, me golin e shënuar nga Kochan nga penalltia në minutën e 20-të.

Ndërkaq, pas kësaj suharekasit ishin më të përqendruar në lojë, duke bërë që në minutën e 31-të të barazojnë rezultatin në 1-1, me golin e shënuar nga Albion Rrahmani.

Suharekasit nuk u ndalën së kërkuari edhe golin e dytë dhe atë e gjetën pesë minuta para fundit të ndeshjes, ishte Nazmi Gripshi që shënoi golin e fitores për Ballkanin.

Ndryshe, kjo ishte edhe fitorja e tretë në fazën përgatitore që është duke e zhvilluar në Turqi, derisa kanë edhe një barazim.