FC Ballkani: Të enjten, të gjitha rrugët na çojnë në stadiumin e qytetit, hyrja falas

26.04.2022

Në këtë xhiro janë të përcaktuara të zhvillohen ndeshje shumë interesante me përballje direkte të skuadrave që kanë edhe synime të njëjta. Sfida kryesore do të zhvillohet në Suharekë aty ku lideri i tabelës e pret ndjekësin e parë Dritën. Derbi mes Ballkanit dhe Dritës do të zhvillohet të enjten, më 28 prill në stadiumin […]

FC Ballkani: Të enjten, të gjitha rrugët na çojnë në stadiumin e qytetit, hyrja falas Foto: Ilustrim

Në këtë xhiro janë të përcaktuara të zhvillohen ndeshje shumë interesante me përballje direkte të skuadrave që kanë edhe synime të njëjta.

Sfida kryesore do të zhvillohet në Suharekë aty ku lideri i tabelës e pret ndjekësin e parë Dritën.

Derbi mes Ballkanit dhe Dritës do të zhvillohet të enjten, më 28 prill në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Klubi suharekas përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se të enjten të gjitha rrugët na çojnë në stadiumin e qytetit, duke bërë të ditur se hyrja është falas.

“Trimat tanë në fushë dhe i gjithë qyteti në tribunë! Ta përkrahim klubin në momentet më të mira”, ka shkruar klubi i Ballkanit.

Postimi i plotë:

BKT SUPERLIGA
Java e 31-të

Klubi ynë në ndeshjen e xhiros së 31-të do të përballet me FC Dritën.

Ndeshja do zhvillohet të enjten në ora 15:00 në Stadiumin e Qytetit – Suharekë.

Të enjten, të gjitha rrugët na çojnë në stadiumin e qytetit. Hyrja FALAS.

Trimat tanë në fushë dhe i gjithë qyteti në tribunë! Ta përkrahim klubin në momentet më të mira.

90 minuta për BALLKANIN!

… e ku ka më mirë se në Vendlindje !Na priftë e mbara Suhareka jonë.