​FC Ballkani synon tre pikë ndaj Trepçës për t’i bërë presion Dritës 

20.10.2022

Diten e djeshme ka startuar java e 12-të në Superligën e Kosovës, ku dy duelet i takuan mysafirëve. Humbja e Dritës në derbi nga Prishtina me rezultat 2-1, ka bërë që Ballkani luftën për titull ta bëjë edhe më të zjarrtë. Prishtina fitoi klasikën e futbollit kosovar ndaj Dritës 1-2, në anën tjetër Malisheva shkatërroi […]

​FC Ballkani synon tre pikë ndaj Trepçës për t’i bërë presion Dritës  Foto: Ilustrim

Diten e djeshme ka startuar java e 12-të në Superligën e Kosovës, ku dy duelet i takuan mysafirëve.

Humbja e Dritës në derbi nga Prishtina me rezultat 2-1, ka bërë që Ballkani luftën për titull ta bëjë edhe më të zjarrtë.

Prishtina fitoi klasikën e futbollit kosovar ndaj Dritës 1-2, në anën tjetër Malisheva shkatërroi Ferizajn 0-6.

Kampioni aktual sot e pret Trepçën ’89 në Suharekë, ndaj së cilës kërkon tre pikë të plota, ndeshja zhvillohet sot me fillim prej orës 13:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Vendasit kërkojnë fitore për ta shfrytëzuar gabimin e Dritës, në anën tjetër mysafirët shpresojnë në befasi.

FC Ballkani ka 22 pikë, 5 më pak se Drita që mban vendin e parë, por me fitore eventuale do ta ngushtonte diferencën në vetëm dy pikë.

Duel shumë interesant pritet të zhvillohet edhe në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, ku Gjilani pret Drenicën.