FC Ballkani shkatërron klubin hungarez me rezultat tenistik
- 21.01.2022
- 0 komente
Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani sot ka zhvilluar miqësoren e parë në Turqi, të cilën e përfundoi me sukses.

Ballkani teksa po qëndron në Turqi për fazën përgatitore ka zhvilluar edhe miqësoren e parë ndaj skuadrës së ligës së parë hungareze, Nyiregyhaza, ku suharekasit e mposhtën këtë skuadër me rezultat të thellë 6-1.
Golat për skuadrën e Ballkanit i shënuan, Baftiu, Korenica, Rrahmani x2, Berisha dhe Bytyqi.
Po ashtu, vlenë të theksohet se kjo është ndeshja e parë e FC Ballkanit nën drejtimin e trajnerit nga Shqipëria, Ilir Daja.
KOMENTE0
Leave a Reply