FC Ballkani shënon fitore ndaj skuadrës nga Premier Liga e Ukrainës

27.01.2022

FC Ballkani nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja sot ka zhvilluar miqësore ndaj FC Oleksandriya. Suharekasit në këtë sfidë miqësore kanë arritur të fitojnë me rezultat minimal 1-0. Golin e vetëm për klubin suharekas në këtë ndeshje e shënoi Meriton Korenica në minutën e ’30-të. Ndryshe, sa i përket klubit FC Oleksandriya, kjo skuadër garon […]

FC Ballkani shënon fitore ndaj skuadrës nga Premier Liga e Ukrainës Foto: Ilustrim

FC Ballkani nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja sot ka zhvilluar miqësore ndaj FC Oleksandriya.

Suharekasit në këtë sfidë miqësore kanë arritur të fitojnë me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm për klubin suharekas në këtë ndeshje e shënoi Meriton Korenica në minutën e ’30-të.

Ndryshe, sa i përket klubit FC Oleksandriya, kjo skuadër garon në Superligën e Ukrainës si dhe renditet në pozitën e gjashtë në renditjen tabelare të kësaj lige.