FC Ballkani ndahet me drejtorin sportiv, Omer Bunjaku

para 42 dite

KF Ballkani ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me drejtorin sportiv të klubit, Omer Bunjaku.

FC Ballkani ndahet me drejtorin sportiv, Omer Bunjaku

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, FC Ballkani ka bërë të ditur se pas përfundimit të kontratës, në mirëkuptim të ndërsjellë, është vendosur që të mos vazhdohet më tej bashkëpunimi me Bunjakun.

“Pas përfundimit të kontratës me drejtorin sportiv, në mirëkuptim të ndërsjellë kemi vendosur që të mos e vazhdojmë më tej bashkëpunimin,” thuhet në njoftimin e klubit.

FC Ballkani e ka falënderuar drejtorin Bunjaku për kontributin e tij gjatë periudhës sa ishte pjesë e klubit dhe i ka uruar suksese në sfidat e tij të ardhshme profesionale.

“E falënderojmë Drejtorin për kontributin e dhënë gjatë periudhës së angazhimit të tij dhe i urojmë suksese në rrugëtimin e tij të ardhshëm!” përfundon njoftimi i klubit nga Suhareka.

Ende nuk dihet se kush do të jetë pasardhësi i Omer Bunjakut në postin e drejtorit sportiv të FC Ballkani.

Etiketat

Ofertat e fundit