FC Ballkani luan sot në udhëtim te Sivasspori, kampioni gati për rezultat pozitiv

06.10.2022

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani gjatë ditës së sotme, e enjte, do të zhvillojë ndeshjen ndaj Sivassporit, sfida e tretë në kuadër të grupeve në Ligën e Konferencës. Kampioni i Superligës së Kosovë, FC Ballkani ka udhëtuar në shtetin e Turqisë ku do të përballet me klubin turk, Sivassporin, takim ky që do të zhvillohet […]

FC Ballkani luan sot në udhëtim te Sivasspori, kampioni gati për rezultat pozitiv Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani gjatë ditës së sotme, e enjte, do të zhvillojë ndeshjen ndaj Sivassporit, sfida e tretë në kuadër të grupeve në Ligën e Konferencës.

Kampioni i Superligës së Kosovë, FC Ballkani ka udhëtuar në shtetin e Turqisë ku do të përballet me klubin turk, Sivassporin, takim ky që do të zhvillohet në stadiumin “Yeni 4 Eylül”.

Ndeshje pritet të zhvillohet sot me fillim prej orës 18:45.

Në dy takimet e luajtura në kuadër të grupeve në Ligën e Konferencës, klubi suharekas ka treguar mjaft cilësi të mirë, por se nuk arriti që të fitojë.

Ndeshjen e parë, ekipi i drejtuar nga trajneri shqiptar, Ilir Daja, e zhvilluan në “Fadil Vokrri” ndaj CFR Cluj, ku pranuan gol në minutat shtesë, kurse në ndeshjen e dytë të zhvilluar ndaj Slavia Praga humbën me rezultat 3-2, ndonëse ishte në epërsi në dy raste.

Ndonëse edhe ky takim për Ballkanin pritet të jetë jo e lehtë, por se suharekasit janë të gatshëm të bëjnë befasinë në “Yeni 4 Eylül” e të kthehen në Kosovë me rezultat pozitiv.

Fatkeqësisht FC Ballkani do të hyjë në këtë takim me dy mungesa, Rustem Hoxha i lënduar dhe Astrit Thaqi i suspenduar.