FC Ballkani kryen stërvitjet në mënyrë të veçantë, përdorin biçikletat në Mavrovë

17.07.2021

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani është duke vazhduar me stërvitjet në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ardhshëm 2021/22. Ballkani është duke i kryer stërvitjet në Mavrovë. Gjatë ditës së sotme ky klub ka kryer stërvitjen e radhës, por në një mënyrë krejtësisht të veçantë. Futbollistët nuk kanë zbritur në fushë, por kanë pedaluar me […]

FC Ballkani kryen stërvitjet në mënyrë të veçantë, përdorin biçikletat në Mavrovë Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani është duke vazhduar me stërvitjet në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ardhshëm 2021/22.

Ballkani është duke i kryer stërvitjet në Mavrovë.

Gjatë ditës së sotme ky klub ka kryer stërvitjen e radhës, por në një mënyrë krejtësisht të veçantë. Futbollistët nuk kanë zbritur në fushë, por kanë pedaluar me biçikleta.

Pasditen e sotme, skuadra do të rinisë përgatitjet në fushë me ritëm. Të gjithë futbollistët janë në gjendje optimale dhe optimistë për sezonin e ri.