FC Ballkani: Ju premtojmë që edicionin e ardhshëm do jemi më të mobilizuar dhe nuk do mungojnë rezultatet

25.05.2021

Ka përfunduar sezoni 2020/21 i Superligës së Kosovës në futboll. Ndërsa klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani përmes një mesazhi ka premtuar që në edicionin e ardhshëm do të jenë më të mobilizuar dhe se nuk do të mungojnë rezultatet e kërkuara. Mesazhi i plotë i FC Ballkanit pas përfundimit të Superligës: Të dashur tifoz të […]

FC Ballkani: Ju premtojmë që edicionin e ardhshëm do jemi më të mobilizuar dhe nuk do mungojnë rezultatet Foto: Ilustrim

Ka përfunduar sezoni 2020/21 i Superligës së Kosovës në futboll.

Ndërsa klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani përmes një mesazhi ka premtuar që në edicionin e ardhshëm do të jenë më të mobilizuar dhe se nuk do të mungojnë rezultatet e kërkuara.

Mesazhi i plotë i FC Ballkanit pas përfundimit të Superligës:

Të dashur tifoz të klubit tonë

Në pamundësi për t’iu takuar secilin personalisht shfrytëzojmë rastin që përmes këtij mesazhi të iu falendërojmë për mbështetjen dhe përkrahjen tuaj ndaj nesh si atëherë kur kemi arritur rezultate të mira e po ashtu edhe në situata të vështira ku ne si klub nuk mundem ti arrijmë objektivat që kemi synuar sidomos keto dy sezonet e fundit.

Megjithatë, këto dy sezone do jenë e kaluara jonë ngase kemi marrë mësimimin e duhur për të vazhduar edhe më të fortë se deri më tani.

Juve tifoz dhe opinion futbolldashës iu premtojmë që edicionin e ardhshëm do të jemi më të mobilizuar dhe nuk do të mungojnë rezultatet e kërkuara.

FC Ballkani falënderon të gjithë dashamirësit e klubit tonë që kanë qënë të përfshirë rreth klubit, institucionet lokale e po ashtu edhe ato qëndrore në krye me FFK-në.

Në veçanti i’u jemi falënderues futbollistëve tanë për çdo pikë djerse të derdhur në fushën e lojës!

Tani jemi për ndryshime pozitive dhe kemi vënë objektiva të qarta për arritjen e sukseseve të klubit.

Mirupafshim së shpejti.

Me respekt!
FC BALLKANI