FC Ballkani i pandalshëm, mposht edhe KF Istogun

14.11.2021

Ballkani është duke treguar suksese të jashtëzakonshëm në këtë sezonë, ku edhe u ringjit në pozitën e parë me 24 pikë, duke lënë pas Dritën të cilën e mposhti në Suharekë me rezultat 2-0. Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore ndaj KF Istogut. Ndeshja miqësore është zhvilluar sot me fillim […]

FC Ballkani i pandalshëm, mposht edhe KF Istogun Foto: Ilustrim

Ballkani është duke treguar suksese të jashtëzakonshëm në këtë sezonë, ku edhe u ringjit në pozitën e parë me 24 pikë, duke lënë pas Dritën të cilën e mposhti në Suharekë me rezultat 2-0.

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore ndaj KF Istogut.

Ndeshja miqësore është zhvilluar sot me fillim prej orës 14:00 në stadiumin “Demush Mavraj” në Istog.

Tashmë ka përfunduar gjithçka në Istog, ku Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 1-3 ndaj KF Istogut.

Për Ballkanin dy gola i ka shënuar A.Berisha dhe një gol Emerllahu.