FC Balkani sot zhvillon miqësoren e parë në Turqi me FC Kaysar
- 16.01.2023

FC Ballkani sot gjatë ditës së hënë do të zhvilloj ndeshje me FC Kaysar në Turqi.
FC Ballkani sot do të zhvillon ndeshjen e parë miqësore në tokën turke ndaj FC Kaysar, ku do të provojë forcën e tij.
Ndeshja do të zhvillohet në orën 15:00 në Stadiumin Miracel Sport Center.
Sipas ekipit suharekas, përgatitjet në Antalya po ecin me volum dhe intensitet të lartë.

Rikujtojmë se FC Ballkani 3 ditë më parë kishte udhëtuar për në Turqi ku do e zhvilloj fazën përgatitore para kampionatit të Albi Mall Superligës si dhe ndeshjeve të kupës së Kosovës.