Euro 2020, Ukrainë – Austri, formacionet e mundshme

Euro 2020, Ukrainë – Austri, formacionet e mundshme
Çlirim Gashi

21.06.2021 / Sport

Kampionati Evropian “EURO 2020” sot do të vazhdojë edhe me disa ndeshje tejet interesante.

Kësaj here ky kampionat vjen me një agjendë më të ngjeshur, ku do të zhvillohen katër ndeshje.

Këto super sfida do të jenë të raundit të tretë dhe të fundit në grupet B dhe C.

Në kuadër të këtij kampionati sot do të përballen Ukraina dhe Austria.

Kombëtarja e Ukrainës dhe ajo e Austrisë do të zhvillojnë sot ndeshjen e fundit në kuadër të fazës së grupeve nga ora 18:00.

Ukraina e nisi me humbje “Euro 2020” nga Holanda por më pas mposhti Maqedoninë dhe tani ka tre pikë të grumbulluara.

Austira e nisi me fitore Kampionatin Evropian, pasi mposhti Maqedoninë në ndeshjen e parë, ndërsa u mposht në ndeshjen e dytë nga Holanda, dhe ka tre pikë pas dy ndeshjeve të para.

Formacionet e mundshme:

Ukraina: Bushchan; Karavayev, Zabarnyi, Matviyenko, Mykolenko; Shaparenko, Stepanenko, Zinchenko; Yarmolenko, Yaremchuk, Malinovskiy.

Austria: Bachmann; Dragovic, Alaba, Hinteregger; Lainer, Laimer, Schlager, Sabitzer, Ulmer; Kalajdzic, Arnautovic

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit