Euro 2020, Çeki – Angli, formacionet zyrtare

22.06.2021

Sot në mbrëmje do të jenë vetëm dy ndeshje, ndryshe nga dje ku u luajtën 4 dhe do të vendoset fati i Kroacisë dhe Skocië pasi Anglia dhe Çekia e kanë siguruar një vend në 1/8. Por edhe pse janë kualifikuar, këto dy skuadra do të përballen sot me njëra-tjetrën dhe mund të luajnë me […]

Euro 2020, Çeki – Angli, formacionet zyrtare Foto: Ilustrim

Sot në mbrëmje do të jenë vetëm dy ndeshje, ndryshe nga dje ku u luajtën 4 dhe do të vendoset fati i Kroacisë dhe Skocië pasi Anglia dhe Çekia e kanë siguruar një vend në 1/8.

Por edhe pse janë kualifikuar, këto dy skuadra do të përballen sot me njëra-tjetrën dhe mund të luajnë me llogari për të shmangur një përplasje ferri në raundin tjetër.

Kështu nëse Anglia fiton dhe del e para e Grupit D, është e sigurtë që do të ketë një përballje shumë të fortë në 1/8 pasi do të luajë me të dytën e Grupit F, aktualisht Gjermania ose mund të jenë edhe Franca me Portugalinë.

Pra sot do të bëhen mirë llogaritë sepse nëse del e dyta Anglia, atëherë do të përballet me të dytën e Grupit E, aktualisht është Sllovakia ose mund të jenë edhe Spanja me Suedinë.

Formacionet zyrtare të ndeshjes Çekia – Anglia:

Çekia (4-2-3-1): Vaclik; Coufal, Celustka, Kalas. Boril; Holes. Soucek; Masopust, Darida, Jankto; Schick

Anglia (4-2-3-1): Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Philips, Rice; Saka, Grealish,Sterling; Kane