Juventus – Roma, formacionet zyrtare të derbit të javës në Serie A

27.08.2022

Sonte rikthehet elita e futbollit italian, Serie A, me ndeshje tejet interesante. Derbi i xhiros së tretë është ajo mes Juventusit dhe Romës, ekipe këto rivale që në këtë edicion po kërkojnë rikthimin te titulli kampion i elitës së futbollit italian. Juventusi në këtë ndeshje vjen pas një barazimi dhe fitore në dy xhirot e […]

Juventus – Roma, formacionet zyrtare të derbit të javës në Serie A Foto: Ilustrim

Sonte rikthehet elita e futbollit italian, Serie A, me ndeshje tejet interesante.

Derbi i xhiros së tretë është ajo mes Juventusit dhe Romës, ekipe këto rivale që në këtë edicion po kërkojnë rikthimin te titulli kampion i elitës së futbollit italian.

Juventusi në këtë ndeshje vjen pas një barazimi dhe fitore në dy xhirot e kaluara, kurse Roma qëndron më mirë pasi ka marrë maksimumin e pikëve gjatë dy ndeshjeve.

Ndeshja mes Juventusit dhe Romës zhvillohet sot me fillim prej orës 18:30 në Allianz Stadiumin.

Tashmë derisa ka mbetur edhe një orë deri në fillimin e ndeshje, janë publikuar edhe formacionet zyrtare të të dy klubeve.

Juventus: Perin; De Sciglio, Danilo, Bremer, Alex Sandro; Locatelli, Miretti, Rabiot; Cuadrado, Vlahovic, Kostic.

Trajner: Massimiliano Allegri.

Roma: Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibáñez; Karsdorp, Cristante, Matic, Spinazzola; Pellegrini, Dybala, Abraham.

Trajner: José Mourinho