Ermal Krasniqit i rritet vlera në tregun e transferimeve, kryeson Superligën e Kosovës

Ermal Krasniqi i cili me Ballkanin është duke vazhduar rrugëtimin në arenën ndërkombëtare, ka bërë progres në vlerën e tij në tregun e transferimeve duke arritur maksimumin në karrierë deri më tani.

Ermal Krasniqit i rritet vlera në tregun e transferimeve, kryeson Superligën e Kosovës

Ylli i Ballkanit, vlerësohet me 350,000 euro, duke e bërë futbollistin më të vlefshëm në Superligën e Kosovës, bashkë me Francisco Rivera i cili ka vlerën e njëjtë me Krasniqin.

Pas paraqitjeve fantastike në garat evropiane, sulmuesi kosovar ka arritur që vlerën e tij nga 300,000 euro, ta rris në 350,000 euro sipas faqes së njohur botërore ‘transfermarkt’.


Duke kapur vlerën më të lartë në karrierë, Krasniqi tani renditet në vendin e parë sa i përket vlerës së futbollistëve në elitën e futbollit kosovar, raporton GazetaOlle.

Ballkani është e vetmja skuadër nga Kosova e cila është duke shijuar netët magjike evropiane, ndërsa tre skuadrat e tjera janë eliminuar, duke bërë që të gjithë sytë të kthehen nga kampionët që të sjellin rezultate sa më pozitive nga Evropa.

Suharekasit do të takohen me skuadrën Klaksvik nga Ishujt Faroe, ndërsa ndeshja e parë zhvillohet me 4 gusht në stadiumin legjendar Fadil Vokrri.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë