Elmando Gjini huazohet te KF Vllaznia për sezonin 2025/26

para 9 dite

Kemi një lajm të rëndësishëm për t’ju komunikuar lidhur me lëvizjet në skuadrën tonë. Klubi ynë ka arritur një marrëveshje me KF Vllaznia për huazimin e futbollistit tonë, Elmando Gjini.

Elmando Gjini huazohet te KF Vllaznia për sezonin 2025/26

Mbrojtësi i talentuar do t’i bashkohet ekipit shkodran në formë huazimi për një periudhë njëvjeçare, duke luajtur me fanellën kuqeblu gjatë sezonit 2025/26. Kjo lëvizje vjen si pjesë e strategjisë sonë për të siguruar më shumë minuta loje dhe zhvillim të vazhdueshëm për lojtarët tanë të rinj, duke i dhënë mundësinë Elmandos të fitojë eksperiencë në një kampionat të fortë.

I urojmë Elmando Gjinit shumë suksese dhe shpresojmë që kjo aventurë e re te Vllaznia të shërbejë si një trampolinë për rritjen e tij profesionale. Besojmë se ai do të japë kontributin e tij maksimal te skuadra shkodrane dhe do të kthehet më i pjekur dhe me më shumë eksperiencë në shtëpinë tonë, për të vazhduar të kontribuojë për ekipin e qytetit tonë.

Etiketat

Ofertat e fundit