Ekskluzive: Nderim Nexhipi shumë pranë rikthimit sensacional te Ballkani

para 39 dite

Nderim Nexhipi ka njoftuar përmes rrjeteve sociale largimin nga pozita e drejtorit sportiv të FC Shkupit.

Ekskluzive: Nderim Nexhipi shumë pranë rikthimit sensacional te Ballkani

Në njoftimin e tij, Nexhipi ka shprehur falënderimin për klubin, futbollistët dhe në veçanti për tifogrupin “Shvercerat” për bashkëpunimin dhe përkushtimin e treguar gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit nga Shkupi.

Ndërkohë, sipas burimeve të SuharekaOnline, Nderim Nexhipi është shumë afër një rikthimi të mundshëm te FC Ballkani. Nexhipi ka një histori të suksesshme me klubin nga Suhareka, ku në rolin e drejtorit sportiv arriti të fitojë dy tituj kampioni, Superkupën e Maqedonisë së Veriut dhe shënoi hyrjen historike të klubit në fazën e grupeve të Conference League.

Nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga FC Ballkani apo nga vetë Nderim Nexhipi lidhur me këtë lëvizje të mundshme, por burimet e SuharekaOnline e bëjnë të qartë se negociatat janë në fazë të avancuar. Rikthimi i Nexhipit do të shihej si një përforcim i rëndësishëm për Ballkanin, duke pasur parasysh njohuritë dhe sukseset e tij të mëparshme me klubin.

Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse ky lajm do të konfirmohet dhe nëse Nderim Nexhipi do të rikthehet zyrtarisht në krye të sektorit sportiv të FC Ballkanit.

Etiketat

Ofertat e fundit