Edvin Kuc për Lindon Emërllahun: Është diamanti jonë
Padyshim se atmosfera tek stafi i Ballkanit pas kualifikimit në grupet e Conference League ishte e jashtëzakonshme. Ballkani triumfoi ndaj Shkupit në dy ballafaqimet e “Play Offit” me rezultatin e përgjithshëm 3:1 për të kaluar tutje. Pas ndeshjes, festa normalisht ishte e madhe edhe tek futbollistët, të cilët u shprehën të lumtur për arritjen historike. […]
Padyshim se atmosfera tek stafi i Ballkanit pas kualifikimit në grupet e Conference League ishte e jashtëzakonshme.
Ballkani triumfoi ndaj Shkupit në dy ballafaqimet e “Play Offit” me rezultatin e përgjithshëm 3:1 për të kaluar tutje.
Pas ndeshjes, festa normalisht ishte e madhe edhe tek futbollistët, të cilët u shprehën të lumtur për arritjen historike.
Edvin Kuc, kapiteni i Ballkanit lavdëroi futbollistin e talentuar të ekipit, Lindon Emërllahun – për të cilin tha se është diamanti i ekipit.
“Është lojtari ynë më i ri, ky është diamanti jonë”, tha Edvin Kuc shkurtimisht për ‘GazetaBlic Sport’.
Pas këtyre fjalëve, Emërllahu, Kuc dhe Sinani filluan festën me këngën e ‘Xhebrailave’.