E dëshironin Ballkani dhe Gjilani, Emiljano Musta bëhet me skuadër të re

17.06.2021

E dëshiruan dy klubet kosovare, Ballkani dhe Gjilanim, por Emiljano Musta nuk preferoi të transferohet në Kosovë, kështu duke u bërë me skuadër të re. Ditë më parë Emiljano Musta ditë më parë u largua nga Laçi, ku tashmë ka firmosur për skuadrën e Partizanit të Tiranës, kontratë dy-vjeçare. Musta i është bashkuar Partizanit në […]

E dëshironin Ballkani dhe Gjilani, Emiljano Musta bëhet me skuadër të re Foto: Ilustrim

E dëshiruan dy klubet kosovare, Ballkani dhe Gjilanim, por Emiljano Musta nuk preferoi të transferohet në Kosovë, kështu duke u bërë me skuadër të re.

Ditë më parë Emiljano Musta ditë më parë u largua nga Laçi, ku tashmë ka firmosur për skuadrën e Partizanit të Tiranës, kontratë dy-vjeçare.

Musta i është bashkuar Partizanit në stërvitje dhe 29-vjeçari u bë afrimi i parë i të kuqve në këtë verë.

Mbrojtësi firmosi për dy vite, duke marrë një pagë prej 4 mijë eurosh në muaj.

Së bashku me bonuset, Musta pritet të përfitojë rreth 45 mijë euro në vit, çka çon në total 90 mijë euro për dy sezone, shkruan “Panorama”.

Për shërbimet e mbrojtësit të majtë janë interesuar edhe skuadrat kosovare, Gjilani e Ballkani.