Duel i zjarrtë sot në Suharekë, FC Ballkani – FC Prishtina

17.04.2022

Në fakt do të luhen dy ndeshje derbi, njëra në Suharekë dhe tjetra në Podujevë. Dueli i parë do të zhvillohet në Suharekë, ku lideri aktual Ballkani është nikoqir i Prishtinës. Suharekasit duan fitoren e katërt në kampionat këtë edicion ndaj Prishtinës, pasi në tri përballjet e para kanë arritur fitore me rezultat 0-1, 2-0 […]

Duel i zjarrtë sot në Suharekë, FC Ballkani – FC Prishtina Foto: Ilustrim

Në fakt do të luhen dy ndeshje derbi, njëra në Suharekë dhe tjetra në Podujevë.

Dueli i parë do të zhvillohet në Suharekë, ku lideri aktual Ballkani është nikoqir i Prishtinës.

Suharekasit duan fitoren e katërt në kampionat këtë edicion ndaj Prishtinës, pasi në tri përballjet e para kanë arritur fitore me rezultat 0-1, 2-0 dhe 0-2.

Ndërkohë kryeqytetasit synojnë që ta përsërisin suksesin në Kupën e Kosovës, ku arritën ta eliminonin Ballkanin në çerekfinale.

Dueli mes Ballkanit dhe Prishtinës starton me fillim nga ora 13:30 në stadiumin e qytetit në Suharekë.