Drenica – Ballkani, delegohen gjyqtarët për superndeshjen e Superligës

04.12.2021

Derbi i kësaj jave zhvillohet të dielen, ku në “Fadil Vokrri” Prishtina e pret Dritën. Janë deleguar gjyqtarët të cilët do t’i gjykojnë duelet interesante të xhiros së 17-të. Në këtë xhiro do të zhvillohen superndeshje, duke nisur nga takimi hapës të kësaj xhiroje, ku Drenica e pret Ballkanin e Suharekës. Takimi Drenica – Ballkani […]

Drenica – Ballkani, delegohen gjyqtarët për superndeshjen e Superligës Foto: Ilustrim

Derbi i kësaj jave zhvillohet të dielen, ku në “Fadil Vokrri” Prishtina e pret Dritën.

Janë deleguar gjyqtarët të cilët do t’i gjykojnë duelet interesante të xhiros së 17-të.

Në këtë xhiro do të zhvillohen superndeshje, duke nisur nga takimi hapës të kësaj xhiroje, ku Drenica e pret Ballkanin e Suharekës.

Takimi Drenica – Ballkani do të zhvillohet sot (e shtunë) me fillim prej orës 13:00 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Pa dyshim së në këtë xhiro vëmendja do të jetë edhe në kryeqytet, aty ku do përballen mes vete rivalët e vjetër Prishtina dhe Drita.

Nxehtë do jetë edhe në Klinë, ku skuadra e Dukagjinit do t’i bëjë konak Llapit.

Superndeshja mes Drenicës dhe Ballkanit i është besuar gjyqtarit Gencz Nuza me ndihmësit, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa dhe Shpëtim Murtezi, ndërsa në VAR do jetë Vigan Ibërdemaj.

Kurse, në AVAR do të jetë Isak Coroviku, operator do të jetë Bergin Demaj, vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Vehbi Brahimi dhe delegat është caktuar Ahmet Turku.