Dita e ndeshjes së madhe: Kosova nikoqire e Zvicrës

09.09.2023

Përfaqësuesja e Kosovës është sot (e shtunë) nikoqire e Zvicrës në kuadër të ndeshjes kualifikuese për “Euro 2024”. Dardanët i presin Helvetikët në takimin e Grupit I, i cili pritet të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri me fillim nga ora 20:45. Ekipi i Primoz Gliha vjen në këtë ndeshje të pestë të grupeve pa fitore […]

Dita e ndeshjes së madhe: Kosova nikoqire e Zvicrës Foto: Ilustrim

Përfaqësuesja e Kosovës është sot (e shtunë) nikoqire e Zvicrës në kuadër të ndeshjes kualifikuese për “Euro 2024”.

Dardanët i presin Helvetikët në takimin e Grupit I, i cili pritet të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri me fillim nga ora 20:45.

Ekipi i Primoz Gliha vjen në këtë ndeshje të pestë të grupeve pa fitore (tri barazime dhe një humbje), por synon rezultat pozitiv nga ky takim i vështirë.

Në anën tjetër, ekipi i Murat Yakin vjen si lider i grupit me tri fitore dhe një barazim, dhe synon t’i vazhdojë rezultatet pozitive.

Nga dy taborët janë deklaruar të gatshëm dhe sonte pritet një spektakël sportiv mes dy vendeve mike.