Derbi Ballkani – Drenica, formacionet zyrtare
Kjo ndeshje është paraparë që të zhvillohet në ora 15:00, në stadiumin e qytetit në Suharekë, ku edhe do të vendoset lideri i tabelës së këtij kompeticioni. Për këtë sfidë, Bekim Isufi dhe Tahir Lushtaku kanë menduar formacionet më të mirë startuese. Suharekasit duan tri pikë nga ky takim, derisa kuqezinjtë nga Skenderaj kanë udhëtuar […]
Kjo ndeshje është paraparë që të zhvillohet në ora 15:00, në stadiumin e qytetit në Suharekë, ku edhe do të vendoset lideri i tabelës së këtij kompeticioni.
Për këtë sfidë, Bekim Isufi dhe Tahir Lushtaku kanë menduar formacionet më të mirë startuese.
Suharekasit duan tri pikë nga ky takim, derisa kuqezinjtë nga Skenderaj kanë udhëtuar drejt Suharekës për mos tu mposhtur.
Formacionet zyrtare të derbit Ballkanit – Drenica:
Ballkani: Frashëri, A. Thaqi, As. Thaqi, Hoxha, Jashanica, Kuc, Gashi, Gripshi, Baftiu, Krasniqi, Solomon
Drenica: Haxhijaj, Thaqi, Passamani, Qaqi, Jashari, Dervishaj, Lushtaku, Dos Santos, Avdulli, Uka, Zabergja.
Këtë ndeshje do ta drejtojë treshja: Visar Kastrati, Granit Hyseni dhe Gzim Mehmeti ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Lirim Jashari.
Ndërsa në sistemin VAR do të jetë: Shpëtim Murtezi, AVAR: Isak Ceroviku dhe operator do të jetë Albert Vokshi.
Kurse, vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Afrim Haliti dhe delegat Valon Duraku.