David Luiz do të largohet nga Arsenali në verë

15.05.2021

Qendërmbrojtësi brazilian, David Luiz do të largohet nga Arsenali këtë verë. Braziliani të premtën është takuar me zyrtarët e klubit, ku edhe u vendos të ndajë rrugët me Topçinjtë pas dy vitesh. Në të gjitha garat në këtë sezon, David Luiz ka bërë 30 paraqitje, por klubi anglez mendon se duhet të shikojnë drejt së […]

David Luiz do të largohet nga Arsenali në verë Foto: Ilustrim

Qendërmbrojtësi brazilian, David Luiz do të largohet nga Arsenali këtë verë.

Braziliani të premtën është takuar me zyrtarët e klubit, ku edhe u vendos të ndajë rrugët me Topçinjtë pas dy vitesh.

Në të gjitha garat në këtë sezon, David Luiz ka bërë 30 paraqitje, por klubi anglez mendon se duhet të shikojnë drejt së ardhmes pas një sezoni tejet të vështirë.

Ende nuk dihet nëse Luiz synon të mbetet në Angli apo të marrë rrugën drejt një lige tjetër.

Qendrëmbrojtësi brazilian u bashkua me Arsenalin më 2019 për 8 milionë funte nga rivalët e Londrës, Chelsea.

Po ashtu, ai ka humbur tre ndeshjet e fundit të Arsenalit për shkak të një dëmtimi në muskul.

Aktualisht skuadra angleze e drejtuar nga Mikel Arteta ndodhet në pozitën e 9-të në Premier League me gjithsej 55 pikë duke rrezikuar që të mbetet pa u kualifikuar në gara evropiane për edicionin e ardhshëm.