Dardanët nisin rrugëtimin e Botërorit 2026, flet trajneri slloven: “Kosova është në rritje”

27.08.2025

Kosova nis zyrtarisht rrugëtimin e saj drejt Kampionatit Botëror 2026, që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Dardanët nisin rrugëtimin e Botërorit 2026, flet trajneri slloven: “Kosova është në rritje” Foto: Ilustrim

Dardanët do të përballen me Zvicrën në udhëtim më 5 shtator, e më pas do të presin Suedinë më 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Pjesë e Grupit B është edhe Sllovenia, e cila do të jetë kundërshtari i radhës për Vedat Muriqin me shokë në muajin tetor.

Në prag të këtyre ndeshjeve, trajneri i Sllovenisë, Matjaz Kek, ka folur për grupin dhe shanset e Kosovës në këtë garë. Kek u shpreh se asnjë ekip nuk e ka siguruar kualifikimin, por theksoi rëndësinë e performancës së ekipit të tij.

“Nuk shoh asnjë ekip në grup që nuk e mendon kualifikimin. Shumë do të varet nga Sllovenia, ekipi duhet të jetë i vërteti. Vetëm kështu mund të mendosh për Kupën e Botës”, u shpreh ai.

Duke folur për kundërshtarët, Kek theksoi se Kosova është në rritje. Ai vlerësoi gjithashtu Suedinë për emrat e mëdhenj, sidomos në sulm, dhe Zvicrën si një ekip që befason gjithnjë për të mirë. Ai beson se ky është një grup që i jep mundësi çdo ekipi për të arritur diçka, nëse lojtarët japin më të mirën e tyre.

Kosova dhe Sllovenia do të përballen më 10 tetor në Prishtinë dhe ndeshja e kthimit do të luhet më 15 nëntor në Lubjanë. Edhe pse Zvicra shihet si favorite, as Suedia, Sllovenia apo Kosova nuk mbeten pa shanse. Kualifikimi në Botërorin 2026 duket sfidues, por jo i pamundur. Fituesi i grupit kualifikohet direkt, ndërsa vendi i dytë shkon në fazën e play-off-it. A do të arrijnë Dardanët të bëjnë një hap historik drejt kompeticionit më të madh të futbollit? Mbetet të shohim se çfarë do të na rezervojnë ndeshjet e ardhshme.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More