Dardanët mposhtën Lituaninë 1-0

19.11.2024

Kosova ka triumfuar ndaj Lituanisë me një gol të vetëm në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja e Kosovës, “Dardanët”, ka mbyllur me sukses pjesëmarrjen në këtë edicion të Ligës së Kombeve. Në ndeshjen e fundit të grupit, të luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova mposhti Lituaninë me rezultatin minimal 1-0.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Muharrem Jashari në minutën e pestë, duke e vendosur ekipin vendas në epërsi që në fillim të takimit. Megjithatë, gëzimi i dardanëve u prish shpejt, pasi Jashari u ndëshkua me karton të kuq në fund të pjesës së parë, duke lënë ekipin e tij me një lojtar më pak në fushë.

Kosova arriti të mbajë rezultatin dhe të sigurojë tre pikë të rëndësishme. Me këtë fitore, Kosova grumbulloi 12 pikë dhe renditet në vendin e dytë të grupit.