Dardan Berisha konfirmon largimin nga KB Peja

11.08.2022

Berisha si një nga lojtarët më të mirë në histori të basketbollit kosovar, tashmë nuk do të luajë për klubin e vendlindjes, Peja. Se ai është larguar nga KB Peja, këtë e ka konfirmuar vet Berisha përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, derisa ka falënderuar të gjithë për kohën e kaluar tek klubi i […]

Dardan Berisha konfirmon largimin nga KB Peja Foto: Ilustrim

Berisha si një nga lojtarët më të mirë në histori të basketbollit kosovar, tashmë nuk do të luajë për klubin e vendlindjes, Peja.

Se ai është larguar nga KB Peja, këtë e ka konfirmuar vet Berisha përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, derisa ka falënderuar të gjithë për kohën e kaluar tek klubi i vendlindjes.

Berisha ka theksuar se përsa vite ishte tek KB Peja ishin vite të jashtëzakonshme dhe se përherë do të mbesin në kujtimet e tij.

Postimi i plotë i Dardan Berishës:

Të dashur qytetarë te Pejës, tifozë Shqiponjat dhe dashamirë të basketbollit,

Dua të ju informoj se nga ky vit nuk do te jem më pjesë e KB Pejës.

Me ketë rast falënderoj nga zemra qytetarët, tifozët, bashkëlojetarët si dhe te gjithë ata të cilët më perkrahen gjatë rrugëtimit tim. Ishin vite të jashtëzakonshmë dhë përherë do mbesin në kujtimet e mija.

Më Respekt Dardani!