Daja kërkon mbështetjen e gjithë Kosovës në ndeshjet e ardhshme të Ballkanit

06.10.2022

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka folur pas ndeshjes me Sivasspor, të cilën ekipi suharekas e fitoi me rezultat 4-3. Daja tha se edhe përkundër shumë mungesave që kanë pasur si dhe golit të hershëm, lojtarët arritën të ruajnë ekuilibrin. “Prap gjetëm forcat për të reaguar. Kemi prodhuar lojë gjatë gjithë ndeshjes Nëse do ishim […]

Daja kërkon mbështetjen e gjithë Kosovës në ndeshjet e ardhshme të Ballkanit Foto: Ilustrim

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka folur pas ndeshjes me Sivasspor, të cilën ekipi suharekas e fitoi me rezultat 4-3.

Daja tha se edhe përkundër shumë mungesave që kanë pasur si dhe golit të hershëm, lojtarët arritën të ruajnë ekuilibrin.

“Prap gjetëm forcat për të reaguar. Kemi prodhuar lojë gjatë gjithë ndeshjes Nëse do ishim treguar më pak cinik, do e siguronim fitoren edhe më herët”, tha Daja, transmeton Klankosova.tv.

“Lojtarët kanë fituar eksperiencë në një nivel tjetër“.

Për ndeshjet e ardhshme të Ballkanit në shtëpi, Daja tha se pret mbështetje jo vetëm nga “xhebrailat”, por nga e gjithë Kosova.

Kapiteni Meriton Korenica, i cili shënoi golin e tretë sonte, tha se kjo fitore ishte historike.