Daja i FC Ballkanit i lumtur me fitoren ndaj Llapit: Kemi mposhtur një ekip pretendent

07.03.2022

FC Ballkani ka arritur të shënojë fitore në derbin e xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës përballë Llapit me rezultat 1-0. Golin e vetëm në këtë derbi në stadiumin e qytetit në Suharekë e shënoi Ermal Krasniqi, 15 minuta para fundit të ndeshjes. Pas ndeshjes trajneri i Ballkanit, Ilir Daja është shprehur shumë i […]

Daja i FC Ballkanit i lumtur me fitoren ndaj Llapit: Kemi mposhtur një ekip pretendent Foto: Ilustrim

FC Ballkani ka arritur të shënojë fitore në derbin e xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës përballë Llapit me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në këtë derbi në stadiumin e qytetit në Suharekë e shënoi Ermal Krasniqi, 15 minuta para fundit të ndeshjes.

Pas ndeshjes trajneri i Ballkanit, Ilir Daja është shprehur shumë i lumtur me tri pikët, pasi tha se kanë mposhtur një rival për titullin e kampionit.

“Kemi fituar një ndeshje të fortë ndaj një ekip i pretendent siç është Llapi. E kemi ditur se do të kemi pak raste pasi kështu është në një ndeshje derbi dhe arritëm ta shfrytëzojmë momentin me Krasniqin që shënoi”.

“Patëm mungesa në ekip pasi Edvin Kuç u detyrua të largohet nga fusha shkaku i lëndimit kurse nuk luajti fare Armend Thaqi. Mirëpo, e fituam një lojtar si Lindon Emërallhu që do të jetë i rëndësishëm për pjesën e mbetur të sezonit”, vazhdoi tutje Daja.

Për trajnerin tiranas ishte fitorja e 400-të në karrierën e tij dhe për këtë është shumë i lumtur.

“Jam i lumtur për fitoren dhe më vjen mirë që ndeshja ime e 400-të në karrierë u mbyll me fitore dhe shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm edhe në ndeshjet tjera”.

“Ne do të kemi qetësi vetëm deri nesër kur do të fillojmë përgatitjet për ndeshjet tjera pasi kemi një orar shumë të ngjeshur. Duhet të vazhdojmë me këtë dëshirë të grupit deri në fund të sezonit”, deklaroi Daja.